Inter, kohë rinovimesh; gati ai për Handanovic e Martinez

Në shtëpinë e Interit ka ardhur koha e rinovimeve. Samir Handanovic është gati të lidhet me klubin zikaltër deri në vitin 2022 duke mbajtur të njëjtën pagë. Po kështu pranë nënshkrimit të një kontrate të re është edhe Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas është gati të rinovojë deri në vitin 2024 me një pagë që do të shkojë në 3 milionë Euro në vit duke përfshirë edhe bonuset.

Një tjetër futbollist për të cilin pritet zyrtarizimi I rinovimit të kontratës është edhe D’Ambrozio I cili do të rinovojë me klubin interist deri në vitin 2022. Me fjalë të tjera, Antonio Konte mund të rrijë I qetë. Interi I ka vënë në dispozicion një skuadër pa shumë cështje për të zgjidhur, mendime apo situate të komplikuara.

Dhe të mendosh që një vit më parë Interi bënte llogaritë për rinovimet e Ikardit, Brozovic dhe Shkriniar që në atë kohë konsideroheshin shtyllat e skuadrës. Tani klima te zikaltit është shumë më e clirët dhe Konte mund të punojë me shumë qetësi me Interin e tij për ndeshjen e radhës në kampionat që është ajo kundër Udinezes.

sfidanti.al