Inter, Hakimi vjen në Milano;kryen vizitat mjekësore dhe firmos kontratën

E marta ishte dita e parë milaneze për Achraf Hakimin. Marokeni zbarkoi në Milano pak pas orës 10:30 të mëngjesit dhe kreu vizitat mjekësore te Humanitas, dhe më pas këtë pasdite iu drejtue CONI për testet e përshtatshmërisë sportive që zgjatën më pak se 1 orë dhe në fund shkoi në drejtim të selisë së Interit për të firmosur kontratën me klubin zikaltër që do të jetë 5 vjecare me futbollistin që do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që në arkat e Realit të Madridit do të shkojnë 40 milionë Euros si dhe 5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve.

Me ardhjen e Hakimit, Conte fitoi futbollistin më të shpejtë të Bundesliagës dhe një asistmen shumë të mirë që ka nuhatje për gol. Hakimi nuk harroi të përshëndesë tifozët e Borussias së Dortmundit dhe i përshëndeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Dy vjet të mrekullueshëm, mbyllet një etapë shumë e bukur-shkruante Hakimi në postimin e tij-përshëndes këtë klub që më dhuroi shumë lumturi. I falenderoj të gjithë, ishte zgjedhja e duhur. Dhe cfarë tifozerie të mrekullueshme që ka, nuk do të harroj kurrë ‘Murin e Verdhë’

Nga ana e saj edhe Borussia Dortmund deshi të përshëndesë dhe të falenderojë Hakimin për kontributin e tij

‘Faleminderit Achraf! Falenderojmë Achraf Hakimin për kohën e kaluar te Dortmundi dhe i urojmë më të mirën për të ardhmen-ishte mesazhi i Borussia Dortmund në Twitter teksa përshëndeste futbollistin.

Sfidanti.al