Infantino do edhe ‘Katar 2022’ me 48 skuadra; Evropa kundërshton

Xhani Infantino rriti ambiciet e tij doitët e fundit teksa deklaroi se dëshiron që përvec Botërorit të 2026, edhe ai i 2022 të bëhet me 48 skuadra që do të thotë 16 ekipe e 16 ndeshje më shumë. Përvec kësaj, kreu i FIFA hodhi edhe idenë e zgjatjes së periudhës së zhvillimit të këtij evenimenti që do të mbahet në Katar me 4 ditë. Këto ide të Infantinos gjetën kundërshtime sidomos në Evropë gjë që e konfirmoi Presidenti i Grupit të 32 Ligave Evropiane, Lars Krister Olson. ‘Nuk jemi të përgatitur për të bërë ndryshime në kalendar për të zgjatur Botërorin e vitit 2022-tha Olson-u treguam një herë fleksibël duke lejuar që ky botërori të luhet në muajt e dimrit dhe ramë dakord edhe për datat.

Në momentin që mësoi për fitimin e të drejtës së Kupës së Botës, Katari propozoi mbajtjen e tij në muajt e verës me stadiumet që do të pajiseshin me mjete teknologjike që do të mundësonin freskimin e stadiumeve. FIFA diskutoi për 18 muaj në lidhje me këtë problem dhe në fund arriti të sigurojë marrëveshjen për zhvillimin e Botërorit gjatë dimrit pikërisht në 28 nëntor-18 dhjetor, një turne ky i reduktuar në 28 ditë për të favorizuar në një farë mënyre Evropën duke qene se shumica e futbollistëve të Botërorit vijnë nga klubet e këtij kontinenti

sfidanti.al