Henry besnik I Arsenalit: Dua të drejtoj Topcinjtë deri në ditën e fundit të jetës

Thierry Henry I premton besnikëri të përjetshme Arsenalit. Topcinjtë do të kenë gjithnjë një vend të rezervuar në zemrën e ish sulmuesit francez që me siguri nuk I ka harruar 228 golat e shënuar në 376 ndeshje me klubin londinez. Është një histori dashurie që zgjati që nga 1999 deri në 2007 periudhe gjatë së cilës ai fitoi edhe një titull kampion të Anglisë me skuadrën e të pathyeshme të drejtuar nga Ëenger

Në një intervistë të dhënë për Canal Plus, trajneri aktual I Montreal Impact foli në këtë mënyrë për ish skuadrën e tij.

‘Ëndërroj të jem trajneri I Arsenalit. Do të punoja me të deri në fundin e jetës sime-tha Henry që më pas komentoi edhe largimin e Arsene Ëenger-situata te Arsenali ishte e vështirë shumë më përpara se Ëenger të largohej’.

Sfidanti.al