Francë, vritet në Tuluzë, vëllai i Serge Aurier

Christopher Aurier, vëllai i futbollistit të Tottenhamit është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tuluzë në jug perëndim të Francës. Kur ndihma e shpejtë shkoi në vendin e ngjarjes pak pas orës 05:00 të mëngjesit, në një zonë industriale në periferi, Christofer Aurier 26 vjec ishte plagosur rënë në abdominal. Ai u dërgua menjëherë në spital ku edhe ndërroi jetë. Personi që e qëlloi atë është larguar dhe është shpallur në kërkim nga policia që ka nisur hetimet për ngjarjen

Edhe Christopher Aurier ka luajtur futboll ashtu sikurse edhe vëllai i tij Serge por vetëm në kampionatet diletante pa mundur të nisë një karrierë profesionisti dhe aktualisht ishte pjesë e skuadrës Toulouse Rodeo në divizionin e pestë të futbollit francez. Në polici kishte një dosje me precedentë penalë për disa krime të vogla.

Sfidanti.al