Edinson Cavani, e ardhmja do të jetë te Boca Jr?

Edinson Cavani është I lirë të nisë bisedimet me cdo klub për të ardhmen e tij. Pasi dështoi kalimi I tij te Atletico Madrid, sulmuesi I Paris Saint Germain ka vendosur që të mos qëndrojë më te klubi francez kontrata me të cilin është drejt skadencës. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, uruguajani ka ngjallur interesin e disa klubeve mes të cilave është edhe Boca Junior.

Sipas të përditshmes franceze,  klubi argjentinas kërkon të bashkojë Cavanin me Carlos Tevez për të formuar një dyshe sulmuese të një niveli të lartë.  Edinson Cavani duket se ka nisur përpjekjet për t’u kthyer në Amerikën e Jugut pas një karriere të gjatë në Evropë ku është aktivizuar me skuadrat e Palermos, Napolit dhe Paris Saint Germainit, por nuk dihet nëse Boca Jr do të jetë zgjidhja e tij

Cavani nuk e ka fshehur kurrë se do t’I pëlqente të ishte pjesë e skuadrës së Bombonetës, dicka që e ka pohuar edhe shoku I tij I skuadrës Leandro Paredes.

Sfidanti.al