Danimarkë, tifozët e Aarhus, në stadium me videokonferencë

Skuadra daneze AGFAarhus u bë skuadra e parë evropiane që u kthye në fushën e lojës pas kufizimit me tifozët e saj, jo në stadium por nëpërmjet Zoom. Ashtu sic ishte njoftuar disa javë më parë, klubi vendosi shumë ekrane të mëdhenj rreth fushës së lojës duke iu dhënë mundësinë tifozëve ‘virtualë’ të tij të ndjekin ndeshjen nga shtëpitë e tyre dhe futbollistëve të shohin tifozët gjatë sfidës. Biletat ishin falas me 22 sektorë të ndryshëm për t’u zgjedhur duke lejuar të gjithë tifozët nga shtëpia të klubit apo neutral të bëjnë tifo së bashku.

Në total, 10 mijë persona, aq sa ishre edhe numri I vendeve digitale, ndoqën ndeshjen kundër Randers të mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.

Sfidanti.al