Covidi në Serie A, Spadafora: Ndërprerja e kampionatit? Nuk jemi në atë situatë

Ministri italian i sporteve, Vincenzo Spadafora përpiqet të qartësojë situatën pas pozitivitetit masiv me Covid-19 te Genoa duke bërë që disa ndeshje të rrezikojnë të shtyhen, ndërkohë që u fol edhe për një ndërprerje të kampionatit

‘Nuk e besoj, nuk jemi ende në situatën ku duhet të flasim për një ndërprerje të Serisë A-tha Spadafora që gjithsesi nuk e nënvlerëson gjendjen-më shqetëson dhe shumë shpejt do të flas më presidentin e Serie A, Dal Pino dhe atë të FIGC, Gravina’.

Ndërsa zv/ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri përmendi disa rregulla që duhen vendosur në ndeshjet e kampionatit italian.

‘Përqafimet dhe gëzimet në fushë duhet të ndalohen-tha Sileri-distanca duhet ruajtur. Nëse nga 1 ka shkuar në 14 numri I të prekurve do të thotë se virusi ka qarkulluar, që nuk janë mbajtur distancat. Nëse një test me tampon del negativ nuk duhet të mendojmë se jemi të pathyeshëm. Vazhdoni të ruani distancat, është thelbësore’.

Sfidanti.al