Tuhel-Gasperini, deklaratat e ndryshme pas dramës së Championsit!

Secili prej tyre e pa ndeshjen me syrin e tij, nga këndvështrimi personal, dhe duke u bazuar tek interesi vetjak. Trajneri i Paris SG, Tomas Tuhel, nuk shpenzoi shumë kohë për të vlerësuar mrekullinë e Atalanës, ndërsa ishte i dehur nga kualifikimi dramatik i minutave të fundit për në gjysmëfinale të Championsit.

“Jam shumë i lumtur sepse edhe pse shënuam në fund, e merituam fitoren, – tha tekniku gjerman, – ne nuk e humbëm kurrë besimin. Sulmuam gjatë gjithë kohës dhe bëmë një paraqitje të madhe me mentalitet fitues. Mund të thuhet se patëm fat, por ishim ne që e krijuam fatin tonë. Shpresojmë që sukseset tona të mos përfundojnë këtu”.

Gjithsesi, ekipit të tij i del për zot trajneri Xhampiero Gasperini. Edhe pse i rrëzuar pikërisht në “vijën e finishit”, pra mu në cak, tekniku italian mbetet krenar për atë që bënë bergamaskët, ndaj një ekipi që vetëm Nejmarit i jep më shumë rrogë sesa ka i gjithë klubi i Atalantës.

“Duhet të jemi të lumtur me sezonin që zhvilluam, – u shpreh trajneri i Atalantës, Gasperini, – ishte hera jonë e parë në Champions dhe u paraqitëm mirë. Jemi rritur shumë gjatë kësaj kohe. Kuptohet që dëshpërimi është i madh që na iku fitorja nga duart në minutat e fundit. Do të kishte qenë e jashtëzakonshmë nëse do të kishim arritur në gjysmëfinale. Gjithsesi, edhe kështu, ne ishim të jashtëzakonshëm”.

Sfidanti.al