Si luajti Reali? Lexoni fytyrën e trajnerit Zidan

Fytyra e Zidan tregon një shqetësim të madh pas ndeshjes me Legian. Fjalët e tij  e shpjegojnë  më mirë: “Kundër Legias ka munguar pak nga të gjitha. Intesiteti, dëshira për të sulmuar gjatë tërë ndeshjes dhe përgjegjësia e zbehur kur kujtuam se e fituam lehtë ndeshjen. Lajmi i mirë në këtë ndeshje është se nuk humbëm”

Në Madrid, sa herë që shikojnë ekipin e tyre me 3 vetë në mbrojtje, ka shumë diskutime. Për disa është thembra e Akilit, për Zidan është një rrezik që të çon tek fitorja: “ Ideja ishte të luanim me 3 ngaqë donim të fitonim. Nuk ka dyshim se do të ishin edhe mefushorët në mbështetje të tyre, por jo si meLegian. Nuk më interson barazimi 2-2 dhe ajo që patë vjen nga dëshira për të fituar”

Në një stadium të “shurdhët”, pa tifozë për shkak të dënimit, Legia mund ta kishte bërë më të bukur aventurën. Zizu nuk është dakord me pyetjen: “ Jo, jo nuk është Legia më e bukur kjo që përballëm. Ata hynë me vonesë në ndeshje dhe na e komplikuan jetën deri në fund..”