Mançester Junajtid e Murinjo eliminohen ne Champions, feston De Bor?

Eshte dikush qe eshte gezuar me shume se çdokush tjeter per eliminimin e Mançester Junajtid nga Sevija ne Ligen e Kampioneve. Behet fjale per Frank De Bor i cili e kishte te gjithe inatin me Zhoze Murinjon, pasi ky i fundit e cilesoi si trajnerin me te dobet ne historine e Premier League.

Trajneri holandez nepermjet rrjeteve sociale duke perfituar nga dhurata e marre nga Sevija nuk ngurroi te thumboje trajnerin portugez i cili u vu edhe ne shenjestren e kritikave te tifozeve te Mançester Junajtid te cilet arriten deri aty sa te kerkonin edhe shkarkimin e tij.

‘Une mund te jem trajneri me i keq, ppr kete mbremje eshte ai trajneri qe ka shpenzuar rreth 1 mld Paund per te bere qe skuadrat e tij te bejne kete loje-shkruante De Bor.

Por mesa  duket e gjithe kjo histori nuk eshte e vertete dhe se De Bor nuk e ka thene kete fraze ne asnje moment. Ne fakt profili ne Twitter ku i shfaq kjo fraze ishte fals dhe u mbyll. Epo, çfare nuk ndodh ne eren e rrjeteve sociale.

Sfidanti.al