Kur e jep fjalën duhet ta mbash, trajneri i Shaktjorit e bëri këtë

Trajneri i Shaktjor Donjetskut  u bë protagonisti për median në mbrëmjen e së mërkurës pas ndeshjes me Mançester Sitin. Skuadra ukrainase e mbyli ndeshjen me Citizens 2-1 duke i shkaktuar kësaj skuadre humbjen  e parë sezonale duke siguruar edhe një vend për në fazën e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve.

Dhe për një sukses të tillë, kur e bën një premtim duhet ta mbash, trajneri i Shaktjorit, Foneseka e bëri këtë. Një ditë përpara ndeshjes Fonseka kishte deklaruar se në rast kualifikimi ai do të dilte i veshru në konferencën e shtypit me maskën e Zorros. U tha, u bë, në konferencën e shtypit pas ndeshjes u shfaq vetë Zorro… Fonseka

Sfidanti.al