Klop, ndeshesh me Salcburgun, ç’ne që kujtove Barcelonën?!

Liverpuli e nisi me humbje Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, dhe është e natyrshme që të kërkohet kthesa menjëherë në ndeshjen e dytë. Gjithsesi, ajo që deklaroi trajneri Jurgen Klop u duk si tepër e fryrë apo jashtë kontekstit, pasi gjermani lëshoi një “thirrje lufte” për të përsëritur mrekullinë e bërë ndaj Barcelonës. “Le të themi se do të kemi sërish një takim me publikun europian, – tha Klopi, – këto net bazohen tek paraqitja e secilit prej nesh. Shpresoj vërtet që ta krijojmë sërish atë atmosferë (si ndaj Barcelonës)”.

Salcburgu, sado ekip i mirë të jetë, nuk mund të krahasohte me Barcelonën, dhe po ashtu situata e tanishme nuk ngjan fare me atë të gjysmëfinales vjet. Jemi në ndeshje grupi, dhe mjafton një fitore normale pas humbjes 0-2 në Napoli. “Do të jetë një ndeshje me ritëm të lartë, – pohoi gjermani, – Salcburgu është i tillë. i respektojmë rivalët, kjo është bazike për ne, por duhet të luajmë për fitore”.

Sfidanti.al