“Ditë mjalti” Zidan-Guardiola, plot lavdërime për njëri-tjetrin

Janë dy trajnerë të ndryshëm, por që të dy e pëlqejnë futbollin e bukur. Do të jenë përballë Zinedin Zidan e Pep Guardiola, dhe që të dy kanë vendosur të sillen si zotërinj përpara supersfidës Real Madrid-Mançester Siti. i pari ka qenë një legjendë në fushë, Guardiola gjithashtu ka qenë shumë i mirë, ndonëse jo në ajkën e futbollit, ndërsa si trajner Pep konsiderohet sërish si më lart, edhe pse Zizuja ka fituar tre Champions.

“Patjetër që të gjithë ne jemi frymëzuar nga ajo që ka bërë ai, – u shpreh Zidani për Guardiolën, – për mua, është trajneri më i mirë në botë. Ai e ka provuar gjithnjë këtë gjë. Fillimisht, me Barcelonën, pastaj me Bajernin dhe tani me Sitin. Ky është mendimi im. Ka të tjerë që mund të thonë se trajnerë të tjerë janë më të mirë, por për mua ai është numri 1”.

Po Pepi çfarë thotë për rivalin e sotëm? “Për futbollin është mirë që Zidani ka fituar atë që ka fituar, – shprehet katalanasi për francezin, – ishte një nder i madh që ai erdhi në Mynihm, kur unë isha trajner i Bajernit, dhe na ndoqi. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë dhe e përfaqëson shumë mirë profesionin tonë”. Guardiola ka fituar më shumë trofe, 28 në total, ndërsa Zidani më pak, por gjithsesi ka arritur në 10 tituj edhe pse ka më pak vjet në profesion.

Sfidanti.al