Afron sfida e Champions, ndalohen disa tifozë holandezë me armë dhe kapsolle

Afron sfida mes Juventusit dhe Ajaksit dhe atmosfera duket se është ndezur në kuptimin e mirfillte të fjalës. Disa tifozë holandezë që ishin nisur drejt Torinos u ndaluan nga policia pasi iu gjetën armë, doreza, kapsolle e tymosësë. Tifozët ultras u pikasën nmga Digos në aksin e autrostradës në Settimo Torinese.

‘Luftojmë cdo lloj dhune brenda dhe jashtë fushave të lojës dhe disa lloj kriminelësh nuk duhet të hyjnë më kurrë në stadium. Falenderoj Policinë e Torinos kështu që asnjë huligan holandez nuk do të shohë ndeshjen-tha Ministri i Brendshëm Italian, Mateo Salvini

Padyshim që vëmendja është e madhe duke marrë parasysh edhe përplasjet e tifozëve ultras dhe forcave të rendit në Amsterdam në 10 prill jashtë ambienteve të ‘Johan Cruyff Arena’ me policinë që derdhi ujë në drejtim të tyre. Atë ditë 120 tifozë të Juventusit u ndaluan dhe iu gjetën shkopinj, shufra hekuri, shishe me spray djegës.

sfidanti.al