Bajern ende nuk e konfirmon Kovac; hedh sytë nga Pocetino.

Niko Kovac duket se nuk e ka të sigurt qëndrimin në pankinën e Bajernit të Mynihut edhe pse arriti të fitojë titullin kampion në Gjermani. Drejtuesiot e klubit bavarez preferojnë që të nisin një rprojekt të ri me një tjetër teknik dhe bëhet fjalë për Maurisio Pocetinon, i cili vlerësohet në maksimum prej tyre.

Tashmë me Realin e Madridit dhe Mancester Junajtid që kanë hequr dorë nga argjentinasi duke qenë se kanë preferuar Zinedine Zidane dhe Solskjaer në stolat respektive, Bajerni e sheh rrugën të hapur për të tentuar teknikun e Totenhemit. i vetmi klub deri në këtë moment që mund t’i prishë punë është Juventusi që tashmë ka nisur punën për gjetjen e një trajneri të ri për rë zëvendësuar Masimiliano Alegrin

Vetëm përpara pak kohësh, Pocetino deklaroi se do të largohet nga Totenhemi nëse klubi nuk ka një projekt të qartë dhe këtë po e shpreson Bajerni i Mynihut që duket se e ka shfaqur tashmë interesin për të. Ndërkaq, vetë Pocetino në këtë moment është i përqendruar për ndeshjen e fundit të sezonit që është finalja e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit në ‘ëanda Metropolitano’ në 1 qershor.

sfidanti.al