Algjeria në finale të Kupës së Afrikës, 300 algjerianë në burg në Francë?!

Tifozët e Algjerisë janë në gjendje transi, duke qenë se përfaqësuesja e tyre u kualifikua në finale të Kupës së Afrikës, pasi në gjysmëfinale mundi 2-1 Nigerinë me golin e fitores të shënuar në min. e 95-të të ndeshjes me anë të Marezit nga goditja e dënimit.

Një festim i madh dhe plot zhurmë nga tifozët algjerianë pasoi daljen në finale të ekipit të tyre në Paris, Lion, Marsej e gjetkë, ku, midis të tjerave, u konstatuan edhe akte dhune, deri edhe djegie të makinave, dhe si pasojë policia franceze ka arrestuar afro 300 tifozëtëdhunshëm algjerianë. Edhe mbas fitores së Algjerisë kundër Bregut të Fildishtë, tifozët algjerianë në Francë gjithashtu shkaktuan trazira.

Në finalen e madhe të Kupës së Afrikës, të premten do të ndeshen Algjeria dhe Senegali.

Sfidanti.al