Ajaksi realizon një transferim rekord

Klubi gjigant holandez, Ajaks, konsiderohet një klub që fiton para të mëdha nga shitja e futbollistëve të vet. Sidoqoftë, gjatë këtij sezoni veror transferimesh klubi kampion i Holandës vendosi që të realizoi një transferimrekord.

Klubi amsterdamas po bën të gjitha përpjekjet që të sigurojë shërbimet e futbollistit Stiven Bergvijn që luan me rivalin më të madh të Ajaksit, Aind’hoven. Ajaksi është gati që të ofrojë për futbollistin e lartpërmendur 45 milionë euro plus pesë milionë bonuse, ndërkohë që bisedimet përkatëse tanimë kanë filluar.

Duhet të vihet në dukje se Bergvijni fillimisht ka frekuentuar akademinë e futbollit të Ajaksit, ndërkohë që më pas, pasi për të u paguan 120 000 euro, ai kaloi në një nga ekipet e moshave të reja të Aind’hovenit.

Sfidanti.al