River Plate kualifikohet në Kupën e Botës për Klube 2025

River Plate është skuadra e radhës që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube 2025. Skuadra argjentinase, e cila u kualifikua në fazën e 1/8-ve të finales në Kupën e Libertadores pas fitores 2-0 ndaj Libertad, ka siguruar një vend në kompeticionin e ri falë renditjes. Tani janë 27 skuadrat e  kualifikuara dhe kanë mbetur vetëm 5 bileta për të plotësuar formatin e parë të Kupës së Botës për Klube FIFA me 32 skuadra, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, kompeticion që do të mbahet çdo 4 vjet. Emri zyrtar i kompeticionit do të jetë Mundial de Clubes FIFA dhe do të ketë pjesëmarrjen e klubeve nga secila prej gjashtë konfederatave.