Kevin Dodaj, një nga talentet që spikati sezonin e kaluar në Abissnet Superiore me fanellën e Vllaznisë, largohet nga klubi shkodran për të nisur sot zyrtarisht një eksperiencë të re në karrierë në Bullgari me skuadrën e CSKA Sofjes.
“Një nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar – Kevin Dodai, është tashmë lojtar i CSKA-së. Anësori 19-vjeçar kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe nënshkroi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë.
Dodai vjen në klubin tonë nga Vllaznia dhe do të veshë fanellën me numër 22. Ai bëhet përforcimi i tretë i ri në skuadrën e Dusan Kerkez këtë verë pas Teodor Ivanov dhe David Seger”, shkruhet në njoftimin e klubit bullgar.
sfidanti.al