Kategoria Superiore në Shqipëri është ndoshta terreni perfekt për të ndërtuar historinë ideale për një libër plot ngjarje, intriga dhe të papritura që mund të kalojnë përtej çdo imagjinate. Vetëm pak orë pasi Kukësi shkarkoi dhe ngarkoi trajnerin e ri, Tirana largoi nga stoli Julian Ahmatajn, njeriun që e përdor çdo herë në raste emergjencash dhe kështu bëri edhe disa muaj më parë për të “zhdukur” Orges Shehin e bashkë me të edhe trashëgiminë që la pas tekniku durrsak i cili u përbalt e u sulmua madje vetëm e vetëm sepse mendonte që kontrata e tij me klubin duhej respektuar.
Pasi Juli “hoqi gënshtënjat nga zjarri” për llogari të presidentit, tashmë e shikon veten të shkarkuar edhe pse me sigurin Halilimdo të kërkojë ta rehabilitojë në një nga paradhomat e shumta të klubit bardheblu për të mos e nxjerrë mes katër rrugëve. Një lëvizje e pakuptimtë në mesin e një sezoni delikat, a thua se është Ahmataj ai që vendosi bllokadën e merkatos apo ishte fjala e tij që shtyu në largimin e disa titullarëve duke e dobësuar ndejshëm skuadrën. Sot Tirana nuk ka një stol e ndoshta as skuadër të parë dhe Ahmataj është vetëm “koka e turkut” për të shopëtuar fytyrën nga një situatë e sikletshme ku klubi ka futur skuadrën…vetëm dy sezone pas titullit të fituar me atë skuadër spektakolare.
Nga Pirro Bardhyli