Shqiptarët e basketbollit, madje në të dy anët e kufinjve, nuk kanë mundur të shkëlqejnë në ditën europiane. Tirana që është pjesë e një projekti rindërtimi dhe merr pjesë në aktivitetin më modest, Ligën Ballkanike, e ka humbur ndeshjen e dytë në transfertën maqedonase, kundër MKK Feni Industrial, me rezultatin e thellë 98 – 57.