Atletico Madridi ka një emër të ri mes aksionarëve të tij. Shai Gilgeous-Alexander, ylli i Oklahoma City Thunder dhe një prej basketbollistëve më të spikatur të NBA-së, ka vendosur të investojë në klubin spanjoll. Basketbollisti kanadez 28-vjeçar është shpallur MVP i sezonit të rregullt të NBA-së për dy vite radhazi, në vitet 2025 dhe 2026.

