Eduart Rroca gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme me skuadrën e Ankara Kecierengucu. Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit me ekipin e tij të ri. Rroca arriti të realizonte në minutën e 56-të të sfidës ndaj Adanaspor, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij. Mesfushori u tregua i saktë nga pika e bardhë
