Media italiane shkruan se autoritetet e Romës kanë vendosur që të marrin masa rigoroze ditën e zhvillimit të ndeshjes gjysmënfinale të kthimit të Champions-it mes Romës dhe Liverpulit. Këtë të mërkurë, do të jetë e ndaluar shitja e pijeve alkoolike, si një masë parandaluese që do të mund të shmangë përplasjet fizike mes tifozëve romanë
