Noa Lang dhe Napoli nuk patën kurrë një lidhje të bukur. I marrë verën e kaluar nga PSV Eindhoven për 25 milionë euro, holandezi nu arriti të bindte me kampionët e Italisë dhe në janar u huazua te Gallatasaraj. Ishin shumë gjëra që nuk shkuan mirë, mbi të gjitha raporti i vështirë me trajnerin Antonio Conte.

