Federata evropiane e futbollit (UEFA) vendosi që ndeshjen finale të Champions-it, më 26 maj, në Kiev, mes Realit të Madridit dhe Liverpulit ta drejtojë gjyqtari serb, Milorad Mazhiç, duke bërë që shumëkush të ngrejë vetullat! Arsyeja është se ky gjyqtar është kritikuar shumë për performancën e tij në Botërorin e fundit në Brazil, më 2014.