Lajme të mira nga infermieria për Milanin, skuadër që është përballur me shumë dëmtime lojtarësh në periudhën e fundit. Ruben Loftus-Cheek ka lënë pas problemet fizike dhe është gati për sfidën e fundjavës përballë Udineses. Mesfushori anglez braktisi fushën në pjesën e parë të Milan-Lazio (30 shtator). Mungesa e tij ka ndikuar te kuqezinjtë e Stefano Piolit.