Joao Neves është shndërruar në sensacionin e PSG-së pavarësisht moshës së tij të re. Vetëm 20 vjeç, mesfushori portugez ka shpërthyer në skenë dhe tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Në “Parc des Princes”, Joao Neves ka fituar respektin e shokëve të skuadrës dhe të tifozëve.
