Të mërkurën në orën 15:00, Shqipëria do të zbresë në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, për të sfiduar Kroacinë, pas disfatës në ndeshjen e parë me Italinë. Teksa kuqezinjtë janë duke u përgatitur maksimalisht për sfidën vendimtare të grupit B, UEFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë sfidën ballkanase në Euro2024.