Paraardhësit e tij janë nga Ishujt Virxhinia. Zezakë, natyrisht, ashtu siç është edhe Tim Dankën, ndonëse i përzier dhe me fat krejt tjetër. Në ishujt pranë Gjirit të Meksikës jetonin dhe punonin skllevërit, ndërsa padronët ndryshonin emrat dhe racat. Spanjollë, anglezë, holandezë, danezë. Më në fund erdhën amerikanët. Timoti Teodor Dankën lindi pikërisht atje, një