Yamaha e zyrtarizon, Jorge Lorenzo është piloti I testeve

Tani është zyrtare, Jorge Lorenzo rikthehet në pista me skuadrën e Yamahas me të cilën ka fituar 3 tituj botërorë në klasin MotoGP. Por këtë radhë, piloti nga Mallorca do të jetë në rolin e pilotit rezervë të skuderisë japoneze dhe debutimin e tij do ta bëjë pikërisht në testet e rezervuara për pilotët e testeve në 2-4 shkurt në Sepang të Malajzisë.

Është kjo një lëvizje e bujshme e Yamahës që pason atë të një dite më parë kur bëri të ditur nënshkrimin me Quartararo për Botërorin e MotoGP të vitit 2021 duke ngritur dyshime për të ardhmen e Valentino Rossit.

‘Shpresoj që eksperienca ime të jetë e dobishme për inxhinierët e pilotët që të fitohet një titull botëror-tha Lorenzo që do të marrë pjesë edhe në teste të tjera IRTA dhe disa sesione private të Yamahës-jam shumë I lumtur që bashkohem  me Yamaha Factory Test Team. Gjithnjë kam menduar se do të qëndroj në MotoGP dhe besoj se ky është një rol I përshtatshëm për mua. E njoh mirë skuadrën dhe Yamaha M1. Ky motor I përshtatet stilit tim të drejtimit dhe do të jetë dicka interesante që të punoj sërish me motorin tim të vjetër’

Sfidanti.al