Verstappen sulmon: Gara Sprint “vret” kuriozitetin!

Max Verstappen njihet për temperamentin luftarak në pistë, e po të njëjtin karakter holandez nuk ngurron ta shfaqë edhe kur nuk është në njëvendëshen e tij të RedBullit. Tre herë Kampioni i Botës në Formula 1, nuk heziton të shpreh sërish zemërimin e tij në lidhje me rregullat e reja që aplikojnë organizatorët e Formula 1. Holandezi është krejtësisht kundër garave Sprint pasi sipas tij ato zbulojnë si do të shkojë gara e një dite më pas dhe në këtë formë, spektatorët humbasin kuriozitetin.

“Ka shumë ndryshime, ndonjëherë e gjej veten duke pyetur se kush janë rregullat. Ndjehem humbur, sikur jemi në cirk. Organizatorët ende nuk janë të bindur me formatin aktual dhe nuk ka një vendim se do të vijohet, kjo është e rrezikshme. Unë e kuptoj anën komerciale, por pikëpamja ime është ajo e pilotit. Sipas meje garat Sprint heqin pak nga magjia e këtij sporti. Kur isha fëmijë dhe shihja Formula 1, pyesja veten se çfarë do të ndodhte në garë. Kur sheh në radhë të parë një RedBull, një Ferrari dhe një Mercedes, kurioziteti se çfarë do të ndodhë në garë është shumë i lartë. Por, me garën Sprint kurioziteti ikën sepse gara Sprint zbulon atë se çfarë do të ndodhë në garën e së dielës. Spektaktorët e dinë trendin dhe e presin se çfarë do të ndodhë në garën e së dielës. Në të vetmet raste ka ndryshime është kur ndryshojnë kushtet atmosferike. Kjo heq të gjithë tensionin për të cilin ka nevojë ky sport”, u shpreh Verstappen.

 

sfidanti.al