Nuk kanë një superyll si Lebron Xhejmsi, por kanë dy. Edhe pse veç e veç, Stefën Kërri e Klej Tompsoni nuk janë baraz me superlojtari i Klivlendit, sërish së bashku bëjnë diferencën. Të mbiquajturit “Vëllezërit Splesh” bënë edhe një herë tjetër që të mos kishte pasoja për shkak të mungesës së Kevin Durantit. Golden Stejti rrezikoi shumë në fushën e Portlendit, por reagoi në pjesën e dytë dhe mori kryesimin 3-0 në raundin e parë të plej ofit në Perëndim.
Suksesi ishte 117-113, edhe pse nënkampionët u ndodhën në -17 pikë në “Moda Sentër”. Kërri realizoi 34 pikë dhe Tompson shtoi 24 dhe tani Uorriors mund të kalojë në turin e dytë nëse fiton edhe të hënën, sërish në Portlend. Nuk ishte pragndeshja më e mirë për Golden Stejtin. Jo vetëm Duranti mungoi, por edhe trajneri Stiv Kerr u detyrua të qendronte sepse ishte sëmurë. Për gjithçka mendoi sidomos Stefën Kërri që udhëhoqi skuadrën.
Përfundim i ndryshëm në duelin tjetër në Perëndim. San Antonio vërtet mund të quhet favorite ndaj Memfisit, por ky i fundit po e shfrytëzon siç duhet faktorin fushë. Fitoi ndeshjen e katërt, me suksesin e dytë radhazi në Memfis, duke barazuar rezultatin në 2-2. Pavarësisht se Leonard i miqve ishte më i miri në fushë me 43 pikë, sërish vendasit fituan me shifrat 110-108. U luajt një ndeshje spektakolare, siç nuk pritej aspak nga dy skuadra që nuk e shquhen për lojën e bukur. Rezultati po ashtu u vendos në mënyrë dramatike. Mark Gasol, pasi fitoi duelin me vëllain më të madh, Paun, shënoi koshin përcaktues në më pak se 1 sekondë para fundit.
Sfidanti.al