Përpara Çmimit të Madh të Holandës, i cili do t’i japë fund periudhës historike të pistës së Zandvoort në Formula 1 në fund të gushtit, Ferrari renditet në vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve, me 260 pikë, por 299 pikë pas McLaren. Ky hendek rrjedh nga një gjysmë e pare e sezonit pothuajse perfekte e sezonit e McLaren, i cili në sezonet e fundit ka qenë në betejë me Ferrarin. Drejtori i Ferrari, Frédéric Vasseur, për këtë hendek aktual midis dy ekipeve dha mendimin e tij. “Gjatë tre ose katër fundjavave të fundit, kemi arritur ta ngushtojmë hendekun në dy të dhjeta. Në fillim të sezonit, patëm shumë probleme me menaxhimin e pistës. Pati probleme me cilësinë, pastaj skualifikime. Humbëm pak fokusin”, tha Vasseur.
“Gjithçka varet nga detajet dhe kualifikimet në Budapest ishin një shembull. Nëse përqendrohesh në gjërat e gabuara, humbet menjëherë dhe masivisht terren. Nëse Leclerc do të kishte qenë dy të dhjetat më ngadalë, ai do të kishte përfunduar i gjashti në vend të të parit”, shtoi Vasseur.
Më tej, francezi komentoi: “Është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë është e rëndësishme në çdo moment të caktuar për të qenë i shpejtë. McLaren është i jashtëzakonshëm në menaxhimin e gomave të tij, veçanërisht në lagështirë ose në vapë. Skualifikimet e Hamilton dhe Leclerc në Kinë i kanë çrregulluar planet tona. Na është dashur të lëmë një diferencë sigurie në lidhje me distancën e shasisë nga toka. Këto makina janë jashtëzakonisht të ndjeshme për sa i përket distancës. Çdo milimetër përfaqëson një pozicion fillestar”, tha Vasseur.
sfidanti.al