‘E kuptoj Japoninë kur thotë se në 2021 situata nuk do të jetë zgjidhur, nuk do të jetë e mundur një shtyrje tjetër dhe Lojërat e Tokios do të duhet të anulohen-kjo është ajo që ka thënë presidenti I Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach në një intervistë të gjatë për BBC ku shprehu besimin se Olimpiket e shtyra me një vit për në verën e ardhshme mund të jenë triumfi I botës mbi coronavirusin.
Kreu I IOC foli më pas për skenarët e mundshëm për zhvillimin e Lojërave nëse epidemia nuk do të jetë zhdukur plotësisht.
‘Nuk duam në asnjë mënyrë gara me dyer të mbyllura-vijoi Bach-por nuk e dimë sesi do të jetë bota pas 2 muajsh. Mes një sërë skenarësh vlerësojmë edhe impaktin e një karantine të munshme për atletët, pa tabu’.
Sfidanti.al