Përtej interesave gjeopolitike, të cilave nuk u shpëton dot as edhe sporti i tenisit, Shoqata Botërore e Tenisit për femra ka një shqetësim të ligjshëm për fatin e tenistes kineze, Pen Shuai. Ende nuk ka qartësi për gjendjen e saj, nëse është mirë nga ana fizike dhe mendore, ndërsa cilësohet “e zhdukur” pas akuzave publike që bëri ndaj ish-zv. kryeministrit të Kinës, Çan Kao Li. Dyshimet janë të forta se ajo është nën presion, edhe pse iu drejtua opinionit botëror me një përshëndetje videofonike. Tenistja nuk ka dalë nga Kina dhe nuk është takuar me askënd, ndaj edhe dyshimet mbeten. Për këtë arsye WTA (Shoqata e Tenisit të Femrave) vendosi të përjashtonte turnetë kinezë nga kalendari, përfshi edhe Mastersin e Shangait. Të shohim sesi do të vazhdojë kjo histori.
Sfidanti.al