Mbrëmjen e kaluar u mësuan emrat e dy finalisteve të mëdha të edicionit të 58-të të Super Bowl-it. San Francisko dhe Kansas Siti do të ndeshen përsëri bashkë duke “përsëritur” fianlen e madhe të 2020-ës të luajtur në Majemi. Këtë herë dy organizatat do të ndeshen në “Allegiant Stadium” të Las Vegasit. Qyteti në fjalë pret për herë të parë një vent të tillë. Stadiumi në shtetin e Nevadas është i katërti më i vogli mes impianteve në SHBA me “vetëm” 65,000 vende. Impianti, i cili njihet edhe më nofkët “Ylli i vdekjes”, do të jetë i 27-ti që pret një event si Super Bowl-i. Mediet amerikane kanë njoftuar se të gjitha biletat janë shitur brenda pak orësh ndërsa me e lira është shitur për 9450 dollarë amerikanë.
sfidanti.al