Kosova ka fituar tanimë një medalje olimpike nga Lojërat Olimpike verore Parisi 2024. Distria Krasniqi ka arritur t’i sigurojë medaljen e argjendtë vendit tonë, derisa një gjë të tillë kërkojnë ta bëjnë edhe xhudistët e tjerë. E ditën e sotme në skenë dalin vëlla dhe motër Nora dhe Akil Gjakova. Nora Gjakova do të luftojë deri në 57 kilogramë. Ndeshja e parë e saj fillon në orën 14:00. Ndërkohë Akil Gjakova do të fillojë garën për medalje me fillim nga ora 10:00. Akil Gjakova kërkon medalje olimpike në kategorinë deri në 73 kilogramë.
sfidanti.al