Sinqeriteti i Fjurit: S’ka seks dhe masturbim përpara Uajlderit!

Është padyshim vetvetja dhe një njeri që e thotë atë që mendon, pa pasur ndonjë pengesë. Tajson Fjuri vlerësohet si një nga personazhet më interesantë të boksit profesionist kohët e sotme, aq sa vlerësohet edhe nga të tillë si Majk Tajson, ndërsa intervista para ndeshjes me Diontej Uajlderin në Las Vegas, shkaktoi hilaritet dhe një ndjenjë të veçantë. Ndërsa gruaja e tij, Paris, ishte shtatzënë dhe lindi fëmijën e tyre të 6-të, Tajsoni pohoi se kishte qenë i detyruar të masturbohej, madje deri 7 herë në ditë (siç tha vetë). Po ashtu, pohoi se seksi ishte një element i rëndësishëm i jetës së tij, por tashmë nuk mendon për këto gjëra. “Dua të ruaj energji vetëm për ndeshjen ndaj Uajlderit, – ta Fjuri, – ka kohë më vonë për këto gjëra”.

Sfidanti.al