Romain Grosjean është piloti më i fundit që la Formula 1 për t’u bashkuar me IndyCar Series. Francezi në fakt është piloti i ri i skuadrës Dale Coyne Racing. Grosjean do të garoje vetëm në 14 gara të rrugës në programin IndyCar, ndërkohë që ende nuk është caktuar piloti për garat në pistën ovale
Romain Grosjean në muajin nëntor të vitit të kaluar u bë protagonist i një aksidenti të frikshëm në Cmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1 ku makina e tin u përfshi në flakë që shkaktoi djegie në duart e tij dhe që nga ai moment nuk ka garuar më. Debutimi i francezit në një njëvendëshe të IndyCar do të jetë në fund të muajit në Barber Motorsports Park në Alabama
‘Në fillim nuk donin që të garoja më dhe më thanë që të kërkoja një punë tjetër; në tenis, art, inxhinieri, kuzhinë-tha Grosjean duke iu referuar 3 fëmijëve të tij-por iu shpjegova se isha babai që isha sepse garoja dhe ajo ishte një pjesë e madhe, e madhe e jetës sime që më ka bërë të lumtur’.
Sfidanti.al