Cmimi i Madh i Tajlandës në MotoGP rrezikon të shtyhet 1 vit për shkak të pandemisë coronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Bangkok Post’ sipas të cilit, qeveria vendase ka vendosur të shtyjë me 1 vit kontratën 5 vjecare për organizimin e garave të Botërorit të Motociklizmit.
Plani i mëparshëm parashikonte që Buriram të priste eventin nga 2021-2025, por duket se ai do të spostohet në periudhën 2022-2026. Një zëdhënës i Government House tha se licenca për të pritur eventin për 5 vjet do të vazhdojë të kushtojë 900 milionë Baht, një buxhet ky që është miratuar nga Bangkoku.
Ndërkaq, Dorna Sports konfirmoi impenjimin e saj për eventin duke thënë se do të vazhdojë që të përforcojë imazhin e Tajlandës jashtë kufijve të vendin dhe të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme. Cmimi i Madh i Tajlandës ishte në kalendarin e MotoGP në 10 tetor dhe mund të jetë gara e tretë që pezullohet pas atyre në SHBA dhe Argjentinë
Sfidanti.al