Projekti për medaljet në ‘Tokyo 2020’; krijohen nga aparatet elektronikë të ricikluar

Projekti i medaljeve të Lojërave Olimpike 2020 duket se po shkon drejt realizimit. Komiteti Organizativ i këtij evenimenti që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tokio, kishte vendosur krijimin e këtyre medaljeve nga smartphonët dhe aparatet e tjerë elektronikë që kanë dalë jashtë përdorimit. gjithcka nisi në vitin 2017 në japoni dhe ideja ishte që të krijoheshin 5000 medalje të arta, të argjendta e të bronzta që do të jepen në fund të cdo garimi për sportistët fitues.

Organizatorët, në këtë situatë iu bënë apel qytetarëve dhe bizneseve që të ndihmojnë në grumbullimin e aparateve që nuk ishin më të përdorshëm duke shprehur besimin se ky proces do të jetë mbyllur brenda 31 marsit. Mësohet se deri në tetor të 2018 ishin grumbulluar 47500 tonë aparatë elektronikë, nga të cilët 5 milionë ishin celularë të Ntt Docomo.

sfidanti.al