Pogacar heq dorë nga Olimpiada

Asnjë triumf për çiklistin Tadej Pogacar në Paris, të paktën këtë vit. Kampioni slloven zyrtarizoi se nuk do të marrë pjesë në Olimpiadë. Kjo është bërë e ditur nga Federata Sllovene e çiklizmit. Lodhja e pengon Pogacar të mbrojë bronzin e fituar tre vjet më parë në Tokio pas Carapaz dhe van Aert. Në vend të tij, Domen Novak, i cili do të garojë me Luka Mezgec, Matej Mohoric dhe Jan Tratnik. Për të dytin sezon rresht, Pogacar fitoi Giro D’Italia dhe Tour de France duke arritur në majën e çiklizmit profesionist. Slloveni konsiderihet edhe si e ardhmja e këtij sporti për vitet në vazhdim.

sfidanti.al