Pagëzohet pista e Herez me emrin e Dani Pedrosës

Kthesa 6 e pistës së Herez de la Frontera është pagëzuar me emrin ‘Kthesa Dani Pedrosa’ në nder të ish pilotit spanjoll që u tërhoq nga garat e MotoGP në vitin 2018 dhe tani është pilot testesh te skuderia KTM.

Në një ceremoni të zhvilluar ditën e premte kur u zhvilluan edhe provat e lira në këtë pistë, u përurua një skulpturë pikërisht në vendin që njihej ndryshe ‘Kthesa Dry Sac’; është një monolit me numrin 26 që mbante Pedrosa në gara, statistikat e karrierës dhe të dhënat anagrafike të tij.

Kthesa ‘Pedrosa’ do t’i shtohet asaj dedikuar për Anhel Nieton, pilotit andaluzian Antonio Sance Garrido në Sito Pons, Horge Martinez dhe Horge Lorencos.

sfidanti.al