Novak Djokovic, sa bamirës, hap restorant me ushqim falas për të varfrit

‘Kam fituar mjaftueshëm për t’i hequr urinë të gjithë Serbisë, mendoj se e meritojnë këtë pas të gjithë mbështetjes që po më japin-kështu është shprehur  Novak Djokovic ndërsa  hap restorantin   e tretë të tij në një lokalitet serb ende të panjohur duke u ofruar njerëzve  të varfër ushqim falas, restorant që do të jetë i hapur vetëm në orët e mbrëmjes. I bërë baba vetëm përpara pak kohës dhe në punë për të rifituar formën e tij më të mirë, ish numri 1 i botës la përshtypje për këtë ndërmarrje fisnike të tij me këtë restorant për personat në nevoje në Serbi. Ky do të jetë restoranti i tretë në pronësi të Djokovic mas atij ‘Novak’ në Beograd dhe ‘Equita’ në Monte Carlo ku tenisti jeton së bashku me familjen e tij. Nole, sic njiihet ndryshe Djokovic, që në 2015 u bë i pari tenist që fitoi 20 milione Dollarë brenda një sezoni shpejgoi: ‘Paratë nuk janë problem për mua. Kam fituar mjaftueshëm që të ushqej të gjithë Serbinë, mendoj se meritojnë këtë duke parë mbështetjen që po mëjapin’. Për momentin nuk është e qartë nëse njerëzit që do të shfaqen në restorant do të duhet të kenë një vërtetim për të ardhura të ulëta e jo të mjaftueshme për të konsumuar ushqim të përshtatshëm ose nëse dotë lejohet të hyjnë të gjithë. E sigurt është që restoranti do të jetë i hapur vetëm në mbrëmje dhe stafi nuk do t’u kërkojë asgjë klientëve të tij.

Sfidanti.al