Sezoni i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë si për Ferrarin, ashtu edhe për shtatë herë kampionin e botës, Luis Hamilton. Shumë tifozë besuan fort në këtë bashkëpunim dhe askush nuk mund ta imagjinonte që do të shndërrohej në sezonin më të keq të karrierës së pilotit britanik. Hamilton u shfaq vazhdimisht në vështirësi dhe pothuajse gjithmonë i mposhtur edhe në përballjen direkte me shokun e skuadrës, Sharl Lëklerk. Së fundmi një tjetër deklaratë e fortë ka ndezur zemërimin e tifozëve të tij.
Shumë probleme, pak gëzime dhe një njëvendëshe që nuk ishte në lartësinë e emrit Ferrari. Krahasuar me Lëklerkun, Hamilton duket se ka pasur edhe përgjegjësi personale, duke u shfaqur shpesh i zbehtë dhe në disa raste edhe i dorëzuar. Një sezon zhgënjyes, i cili tani është vënë nën lupë nga një person që e njeh shumë mirë, ish-shoku i skuadrës, Niko Rosberg. Ishpiloti, tashmë opinionist, ka folur për “Sky Sport UK” duke qenë tepër i drejtpërdrejtë:
sfidanti.al

