Nejt Diaz: “Me oferta poshtë 20 milionë dollarëve mos i bini telefonit tim”!

Mbrëmjen e kaluar, qarkulluan lajme se federata e boksit profesionist UFC është dakord që brezin e përkohshëm për kampion bote në peshën e lehtë ta diskutojnë në një ndeshje kaukaziani Habib Nurmagomedov dhe Nejt Diazi, por disa burime dhe vetë ky boksier nga Stoktoni i mohojnë këto lajme. Për më shumë detaje, të interesuarit kontaktuan vetë boksierin Diaz që tha se UFC-ja nuk e ka njoftuar atë për ndonjë ndeshje të tillë, ndërkohë që shfrytëzoi rastin, duke u dërguar edhe një mesazh krerëve të promovimit të kompanisë së fuqishme MMA:

“Do të marr pjesë vetëm në kategorinë e lehtë dhe, për këtë, kërkoi 20 milionë dollarë, vetëm, në një rast të tillë, do ta ngre telefonin! Në të kundërt, do të vazhdojë që të jetojë jetën time”, tha Diazi, ndërkohë që iu referua edhe ndonjë ndeshjeje eventuale të tretë me Konor Mek Gregorin. “Unë, tanimë, e kam mundur atë. Në rast se ata duan që unë të ndeshëm përseri me të, le të më japim më shumë para”, thotë ai.

Sfidanti.al