Boksierët Mani Pakiao (Filipine) dhe Amir Kan (Angli) do të ndeshen më 23 prill 2017, njoftoi promotori i boksierit filipinas, Bob Arum. Kjo ndeshje do të jetë për titullin e kampionit të botës të Organizatës Botërore të Boksit (WBO) në kategorinë gjysmë të mesme. “Bisedimet mes ekipeve të Pakiaos dhe të Kanit, tanimë, kanë përfunduar dhe data e përcaktuar është 23 prilli”, shkroi vetë Pakiao në twitterin e tij, duke shtuar se tifozët, tani, mund të jenë të kënaqur.
Në fillim të këtij muaji, promotori lartpërmendur i Pakiaos, Arum, njoftoi se ishte arritur marrëveshje që ai (Pakiao) të ndeshej me Xhef Hornin, në të njëjën datë, në Brisbejn të Australisë. Por, një jave më vonë, vetë Pakiao bëri të ditur se ndeshja e tij e ardhshme nuk do të zhvillohet në Australi, por në Abu Dabi dhe se kundërshtar i tij, kishte shumë mundësi, që të jetë Amir Kani. Arumi i deklaroi agjencisë ESPN se disa investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ofruar 38 milionë dollarë për organizimin e ndeshjes Pakiao-Kan.
sfidanti.al