Mbrëmje e ngjeshur në NBA, me katër ndeshje play-off-i që u zhvilluan të dielën e që sollën emocione dhe rezultate të rëndësishme në të dyja konferencat. Në Perëndim, Houston Rockets mban gjallë serinë ndaj Los Angeles Lakers pas fitores bindëse 115-96, duke ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 3-1. Pa Kevin Durant, Rockets u udhëhoqën nga një Klay Thompson vendimtar me 23 pikë dhe 7 asistime. Për Lakers, nuk mjaftuan paraqitjet e LeBron James dhe Deandre Ayton, pavarësisht përpjekjeve të tyre.
Në Lindje, dominim i plotë i Boston Celtics ndaj Philadelphia 76ers me shifrat 128-96, duke marrë avantazhin 3-1 në seri. Ndeshja u ndez nga Payton Pritchard, i cili shkëlqeu nga stoli me 32 pikë. Lajmi i rëndësishëm për 76ers ishte rikthimi i Joel Embiid, i cili menjëherë regjistroi një paraqitje të madhe me “double-double”.

